15 njerëz tregojnë arsyet pse e lanë partnerin/en pak përpara dasmës

15 njerëz tregojnë arsyet pse e lanë partnerin/en pak përpara dasmës

11:54, 30/08/2022
A+ Aa A-

 

Ndarjet janë gjithmonë të vështira, por imagjino braktisjen pak para dasmës. E tmerrshme dhe e dhimbshme, por edhe një veprim që kryhet me arsye dhe ndërgjegje të plotë.

Pikërisht, këta 15 persona tregojnë në Reddit arsyet pse e braktisën partnerin/en pak përpara ceremonisë martesore:

1. “Nuk ishte e duhura. Më vjen shumë keq që e zbulova 1 orë para dasmës, por nuk mund ta mbyllja jetën në këtë mënyrë”.

2. “I ati i saj më kërcënoi dhe mendova se si do të ishte e gjithë jeta ime në praninë e tij”.

3. “U grindëm dhe nuk durova dot më. Shpërtheva dhe e lashë”.

4. “Diferencë shumë e madhe në të ardhura. Ajo paguhej tmerrësisht shumë dhe unë ndihesha gjithmonë më “i vogël” në krahasim me të”.

5. “Marrëdhënie toksike. Pas një bisede me motrën, e kuptova se kjo nuk ishte fare ajo që doja”.

6. “Thjesht nuk ndihesha gati. S’e di si e pranova propozimin, ndoshta më erdhi keq për vitet dhe thashë po”.

7. “Më tradhtoi. E zbulova, u trishtova dhe e lashë”.

8. “Përtoja. U zgjova ditën e dasmës, nuk u çova fare nga krevati, bllokova thirrjet dhe thjesht nuk u përgjigja më kurrë”.

9. “Sepse u arrestova 30 minuta përpara dasmës”.

10. “Më donte për letrat amerikane. U mendova gjerë e gjatë dhe e kuptova që dashuria jonë, në të vërtetë s’ishte fare dashuri”.

11. “Ngeca në trafik. Duket çmenduri, por ndodhi. Madje, tani që e kujtoj, më mirë që ndodhi”.

12. “Kisha një parandjenjë që nuk më la të martohesha. S’di si ta shpjegoj, thjesht më bllokoi totalisht”.

13. “Kuptova që i dashuroja të vëllain dhe jemi të dy burra…”.

14. “Ishte një tradhtar që fshihte skeletin e një gruaje në dollap. Kur e pashë, thjesht u çmenda, mora vetëm një valixhe të vogël dhe u zhduka pa asnjë shpjegim. Më vonë, kontaktova policinë”.

15. “Prej kohësh doja të ndahesha dhe s’po gjeja çastin perfekt për t’ia thënë”./anabel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco