Nis ‘Sunny Hill Festival’, Dua Lipa poston foton nga ‘Liqeni Artificial i Tiranës’

Nis ‘Sunny Hill Festival’, Dua Lipa poston foton nga ‘Liqeni Artificial i Tiranës’

18:53, 26/08/2022
A+ Aa A-

Dyert e ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë janë hapur prej orës 15:00 kur kanë nisur performancat nga artistë të ndryshëm.

E teksa gjithçka pritet të kulmojë në mbrëmje Dua Lipa ka publikuar në Instagram një foto nga ‘Liqeni Artificial i Tiranës’ ku do mbahet festivali për 3 ditë.

Ajo ka etiketuar faqen zyrtare të festivalit teksa shkruan se po bëhen përgatitjet.

Image

Është e paqartë nëse kjo foto është shkrepur nga vet Dua apo ia kanë dërguar sepse fill pas kësaj ajo ka postuar disa foto nga Ibiza. Në këto kushte nuk mund të themi nëse ajo do jetë në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Dua nuk ka qenë në listën zyrtare të artistëve që do perfomojnë në festival dhe nuk dihet nëse ka përgatitur ndonjë surprizë për fansat apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco