Harroi se e kishte të ftuar, Fjodora Fjora flet për herë të parë për gafën me Ronaldo Sharkën

Harroi se e kishte të ftuar, Fjodora Fjora flet për herë të parë për gafën me Ronaldo Sharkën

14:19, 04/08/2022
A+ Aa A-

Gafa gjatë një transmetimi live në emision e Fjodora Fjorës pak muaj më parë u kthye shumë shpejt në një ndër memet më të përdorura në rrjetet sociale.

E gjitha nisi gjatë kohës që moderatori Ronaldo Sharka që ishte i ftuar në emisionin e saj, po fliste për figura publike të moderimit në Shqipëri dhe në një moment krahason veten me to, duke përdorur emrin e tij, pra në vetën e tretë.

 

Pas kësaj moderatorja e pyet: Kush është Ronaldo Sharka?,  dhe studio shpërtheu në të qeshura.

Kaq mjaftoi që ajo të bëhej virale në rrejt ndërsa moderatorja e ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora e cilësoi këtë si një gabim mediatik për të cilën u ndje keq në atë kohë.

 

"Ajo ka qenë perlë. Domethënë qeshim, sigurisht ajo ishte një gabim televiziv as nuk diskutohet, sepse unë nuk kam për qëllim të fyej askënd në emisionin tim. Unë e humba sepse ai po fliste në vetën e tretë për veten dhe ishte momenti im i parë që e njihja, e kisha të ftuar në studio dhe ndërkohë ishim duke diskutuar për persona të tjerë.

 

Tani gjithë filli i bisedës po ti hysh, se tani memet e kanë shkurtuar si kanë dashur vetë, ne po flisnim për njerëz të tjerë në intervistë dhe ai foli në vetë të tretë për veten dhe unë e humba. Po ka qenë shumë e bukur se dua të them çfarë ndodhi më pas.

Mora makinën dhe ika në Himarë dhe u zhduka se thosha: O Zot. E përjetova shumë keq sepse ishte gafa ime e parë televizive shumë e fortë. Po njerëz jemi dhe sigurisht na ndodh se transmetimi direkt i ka këto"- tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco