Fillon numërimi mbrapsht për 'Sunny Hill Festival', Dua Lipa nis nxemjen para performancës

Fillon numërimi mbrapsht për 'Sunny Hill Festival', Dua Lipa nis nxemjen para performancës

13:49, 04/08/2022
A+ Aa A-

Festivali 'Sunny Hill' do të nis sonte dhe për katër ditë do të sjell në skenën e tij emra të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë J Balvin dhe Dua Lipën. Kjo e fundit mbërriti në vendlindjen e saj mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa ditën e sotme disa orë para festivalit, 26-vjeçarja ka publikuar imazhet e para nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet “Sunny Hill”, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.

“Kontrolli i zërit në mëngjes, mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua në një postim në Instastory.

Image

Dua pritet të perfomojë sonte duke bërë këtë hapjen e festivalit katër ditor, ndërsa nuk do të mungojnë as performanca nga artistët tanë si: Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

Më tej Telegrafi konfirmoi se gjatë ditës së sotme Dua Lipa do të mbajë edhe një konferencë për media.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco