Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

Babai i Nicki Minaj humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, merret vendimi për autorin

Babai i Nicki Minaj humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, merret vendimi për autorin

10:44, 04/08/2022
A+ Aa A-

Shoferi që vrau babain e Nicki Minaj, Robert Maraj, sapo u dënua me burg.

Charles Polevich u urdhërua të vuante 1 vit burg ditën e djeshme pasi u deklarua fajtor për dy akuza për krime. Së pari, ai u largua nga skena e krimit pa raportuar dhe më pas ka ngatërruar provat. Për më tepër, patenta e shoferit do t’i pezullohet për 6 muaj dhe ai do të paguajë një gjobë prej 5,000 dollarësh.

Polevich do përballej me deri në 7 vjet burg, por gjykatësi Howard Sturim u angazhua për ta dënuar atë me jo më shumë se një vit burg.

TMZ shpërtheu historinë asokohe … Babai i Nickit vdiq në moshën 64-vjeçare pasi u godit në një aksident në shkurt të vitit 2021, ndërsa ai po ecte në Long Island.

Në atë kohë, policët thanë se shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u përpoq të fshihte makinën në një garazh larg vendin ku e mbante mjetin zakonisht. Roberti u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe vdiq nga plagët e marra.

Nicki më në fund foli për tragjedinë në faqen e saj të internetit duke thënë: “Mund të them se ka qenë humbja më shkatërruese e jetës sime.”

Këngëtarja e përjetoi keq humbjen e babait të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco