'Pa ty jo nuk muj më', mos ndoshta teksti i këngës së Elgitit është dedikim i Romeos për Aleksian?

'Pa ty jo nuk muj më', mos ndoshta teksti i këngës së Elgitit është dedikim i Romeos për Aleksian?

09:38, 30/07/2022
A+ Aa A-

Lidhja më e përfolur e kohëve të fundit ka qenë ajo mes vajzës së Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeo Veshaj.

E ndërsa Elgit Doda publikoi pak orë më parë këngën e tij të re me titull “Nuk muj”, duket se kënga mund të jetë një dedikim.

Teksa muzika është e Elgitit, teksti i këngës është bërë në bashkëpunim me Romeo Veshaj.

Image

E teksa teksti i këngës flet për një ndarje, dihet se Elgit Doda nuk ka më punë me ndarjet e bashkimet pasi është në një lidhje afatgjatë me Klea Hutën. Duke hequr Elgitin nga loja, topi i mbetet Romeos e meqë lidhja e tij e fundit publike është me Aleksia Peleshin duket se kënga është një dedikim për të.

“Pa ty jo nuk muj më. Jam duke folur me veten se ti nuk ke ndërmend të më shkruash ndonjëherë. Je duke mbytur dhe veten”, janë disa pjesë të shkëputura nga kënga të cilat lidhen me historinë e dyshes.

Image

Edhe pse nuk dihet ende nëse është vërtetë një dedikim, të gjitha detajet të çojnë të mendosh se është një i tillë.

Tani e gjitha mbetet mbetet për t’u konfirmuar nga dyshja edhe pse siç e dimë reagimet e Romeos në lidhje me historinë e tij me Aleksian janë të pakta, për të mos thënë inekzistente.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco