Noizy e dinte, dy ditë pasi i kërkoi falje, Cllevio shpërthen sërish ndaj tij: Të q*fsha robt

Noizy e dinte, dy ditë pasi i kërkoi falje, Cllevio shpërthen sërish ndaj tij: Të q*fsha robt

16:27, 29/07/2022
A+ Aa A-

Unë ende s’kam besim tek ti! Gjithsesi shohim, të jesh mirë”- me këto fjalë iu drejtua Noizy Kleviol Ahmetit i njohur thjesht si Cllevio pasi ai i kërkoi falje dhe tha se nuk do e shante dhe nuk do merrej më me të. Vetë Cllevio iu përgjigj: “Je skeptik e di, sepse edhe unë jam tip supersticiozi”.

Dhe duket se Noizy kishte të drejtë dhe e dinte se çfarë do ndodhte. Pasi pa kaluar dy ditë nga kërkim-falja, është përsëritur e njëjta skemë: Cllevio ka ofenduar sërish Noizyn në rrjetet sociale. Ai ka qenë duke parë një video të një personazhi të njohur të rrjeteve sociale me emrin Izet dhe në atë moment ka shpërthyer ndaj Noizyt, duke thënë: “O Noizy të q*fsha robt!”.

@lolita_albania1

😂

♬ original sound - Lolita_Albania2

Videoja ka shkaktuar shumë polemika në rrjet teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale. Aleks Vishaj është  mik me Cllevion dhe Noizyn dhe nxiti pajtimin e tyre. Madje ai foli në emër të Cllevios duke thënë: “I kërkojmë ndjesë Noizyt. Nga sot e mbrapa nëse na pret në besë(Cllevio), do na presë neve asnjë tjetër. Mbase shokë nuk bëhen por Cllevio nuk do ia përmend më emrin. E ka kuptuar edhe vetë se ka bërë shumë gabime. Duhet të bëjë edhe një story ta shohin të gjithë. Sot e mbrapa nuk do e dëgjoni të flasë më keq për të.”

Në një video në rrjetet sociale ai shprehet i zhgënyer nga Cllevio për të cilin thotë se nuk ka çfarë të bëjë më. “Po u futa më live me Cllevion hajdeni më shani sa të doni. Nuk kam çfarë të bëj. Nuk është vëllai im. Nuk mund të flasë më kurrë mirë për të. Unë e kam ditur se është djalë i mirë. Po tani nuk ka më punë me të, le të shohë punët e veta dhe mos të më ngatërrojë më mua.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco