‘Dibrën e kam në zemër, por..'/ Ja përse Noizy zgjodhi Tiranën si vendi ku do të mbahet ‘Alpha Show’

‘Dibrën e kam në zemër, por..'/ Ja përse Noizy zgjodhi Tiranën si vendi ku do të mbahet ‘Alpha Show’

17:09, 28/07/2022
A+ Aa A-

Në 14 Gusht, tek sheshi “Nënë Tereza” do të organizohet “Alpha Show” koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP e me artistët më të mirë të kësaj rryme, nga Shqipëria dhe Europa.

Image

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin ‘Ditë pas Dite’ ishte reperi i njohur Noizy që është dhe organizuesi kryesor i këtij festivali.

Ai ka treguar se ‘Alpha Show’ do të jetë një koncert i përmasave gjigande i cili do të mbledhë bashkë njerëz dhe artistë nga e gjithë Europa, vec shqiptarëve.

E pyetur nga moderatorja e programit se pse ishte pikërisht Tirana zgjedhja e mbajtjes së këtij koncerti dhe jo vendlindja e tij, reperi ka treguar se qytetit i tij i lindjes nuk i ka kushtet e duhura.

“Dibrën e kam në zemër dhe e mbaj gjithmonë në zemër, ndonëse unë jam gjysmë nga Durrësi gjysmë nga Dibra. Koncertin vendosa që ta mbaj në kryeqytet sepse Dibra nuk i kishte kapacitetet e duhura dhe infrastrukturën për të realizuar një koncert të tillë.

“Të gjithë reperët e Europës do të jenë këtu dhe në vendin e tyre ata janë më të mirët. Promovimi për qytetin do të jetë në kulm dhe ky koncert do të mbledhë edhe turistë të ndryshëm nga Italia, Zvicra, Gjermania etj dhe kjo do të na ndihmojë goxha për vendin tonë. Madje, shumica e artistëve kanë shprehur dëshirë për të vizituar edhe jugun e Shqipërisë.

Ndër të tjera reperi ka treguar se ‘vetja e tij’ pra Noizy, është ndihma më e madhe dhe se koncerti është një organizim i realizuar nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco