Amber Heard vjen me kërkesën e çuditshme, ja se si mendon ta shmangë pagesën e Johnny Depp

Amber Heard vjen me kërkesën e çuditshme, ja se si mendon ta shmangë pagesën e Johnny Depp

16:29, 28/07/2022
A+ Aa A-

Situata financiare e Amber Heard pas gjyqit ndaj ish-bashkëshortit të saj Jonny Deep nuk është aspak e mirë. Por tashmë aktorja na befasoi duke deklaruar falimentimin pasi nuk ka mundur të paguajë gjobën e gjyqit ndaj Johnny Depp.

Në javët që zgjati procesi, rrjetet sociale u mbushën me video, komente, madje edhe transmetime live të dëshmive të dy aktorëve.

Sa duhet t’i paguajë Heard Depp?

Pas përfundimit të gjyqit, juria vendosi që Heard duhej t’i paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim Johnny Depp. Depp gjithashtu do të duhet të paguajë 2 milionë dollarë si kompensim.

Sapo u dha vendimi nga gjyqtari, ekipi ligjor i aktores Aquaman i shpjegoi gjykatësit se ajo nuk kishte para të mjaftueshme për të shlyer borxhin.

Që atëherë, Heard ka qenë në një proces ligjor për të gjetur opsione të tjera përveç pagesës së 10 milionë dollarëve. Tashmë bëhet e ditur se ajo ka apeluar vendimin e jurisë në mënyrë që gjoba të jetë më e ulët.

Deklarata e Amber Heard

“Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë. Prandaj, ne po apelojmë vendimin,” tha një zëdhënës i aktores në deklaratë.

Amber Heard bëri kërkesë për falimentim dhe më 21 korrik paraqiti një apel në shtetin e Virxhinias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco