Pasi njoftoi gjendjen e rënduar shëndetësore, Ermal Meta reagon i revoltuar

Pasi njoftoi gjendjen e rënduar shëndetësore, Ermal Meta reagon i revoltuar

18:58, 27/07/2022
A+ Aa A-

Ermal Meta, njoftoi ditën e djeshme përmes rrjeteve sociale se po lufton me një problem shëndetësor. Këngëtari dha lajmin e keq për fansat e tij, duke treguar enjtjet që i janë krijuar në pjesë të ndryshme të fytyrës. Meta tha se e ka konsideruar në fillim si një alergji të thjeshtë, po si duket nuk ka rezultuar të jetë një e tillë.

“Ka disa ditë që më janë ënjtur pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, shkroi Meta në storyn e publikuar në Instagram.

Image

Meta ka sqaruar më tej se për shkak të gjendjes shëndetësore, u detyrua të hiqte dorë nga disa koncerte. Ai premtoi një rikthim të mëvonshëm pasi për momentin i duhet të merrej me shëndetin e tij dhe të zbulojë se çfarë i ka ndodhur.

“Pa dëshirën time, jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të kuptoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave të mi. Shihemi së shpejti.” ka sqaruar Ermali.

Image

Por pas të gjitha lajmeve që kanë alarmuar menjëherë fansat e artistit, Ermali ka shkruar një status në Twitter për të sqaruar dhe njëherë gjendjen e tij shëndetësore.

"Teksa lexoj në portale të ndryshme, duket sikur jam duke vdekur. Qetësohuni njerëz. Do çlodhem dhe kortizonët do bëjnë punën e tyre. Shihemi pas disa ditësh”, ka sqaruar Ermali pët të gjithë fansat e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco