U ‘kryqëzua’ për parkimin e makinës, Don Xhoni zbulon dënimin që ka marrë nga policia

U ‘kryqëzua’ për parkimin e makinës, Don Xhoni zbulon dënimin që ka marrë nga policia

18:06, 27/07/2022
A+ Aa A-

Don Xhoni është një ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, ai ka publikuar një story në Instagram, ku u ‘mburr’ me blerjen e një super makine.

“Helm mbi tokë”, shkruante Don Xhoni.

Mirëpo, ndjekësit kanë mbetur të befasuar kur kanë parë se si e kishte parkuar ai makinën.

Reperi e kishte lënë makinën në mes të dy hapësirave për parkim, ku njëra prej të cilëve ishte e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara.

Mirëpo, sot ai ka bërë një postim në story, ku nëpërmjet një shkrimi të gjatë, bën një sqarim.

Image

“Sqarim për dashamirësit e mi po ashtu një lajm më shumë edhe disa klikime më shumë për mediat tona të dashura. Po qarkullon lajmi ‘clickbait’ që kishe kom bo nai ‘vepër penale’ në mediat tona të dashura por e vërteta është që e kom parku për pak minuta sa me bo një foto veturën në mes dy parkingjeve, ku njëri nga ta pa dijeni kishte qenë parking për persona me aftësi të kufizuara, absolut ka qenë gabim që e kam ndalu aty per pak minuta sa me e realizu foton, por e vërteta dhe vetëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim dhe nuk e kam parë fare simbolin, por për këtë kam marr dënimin e merituar prej policisë tonë që kam shumë respekt për ta dhe kanë shumë të drejtë për këtë gjobë.

Jo vetëm kaq por reperi shkroi: “Ju vazhdoni shkruani me tendencë urrejte e cka doni, me rëndësi është që unë e kom portalin tem këtu, i kom dashamirët e mi, që e dijn kush është Don Xhon edhe sa zemër gjerë është.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco