'Bëjeni Instagramin, Instagram sërish'/ Fushata e re virtuale e mbështetur nga Kylie Jenner dhe Kim Kardashian

'Bëjeni Instagramin, Instagram sërish'/ Fushata e re virtuale e mbështetur nga Kylie Jenner dhe Kim Kardashian

19:57, 26/07/2022
A+ Aa A-

Ndryshimet që ka bërë dhe do të bëjë nuk duket të jenë ideale për Instagramin dhe qasjen e tij të re për klasifikimin e përmbajtjes, pasi sipas përdoruesve të tij po kthehet thjesht në një kopje të TikTok.

Siç mund ta mbani mend, në fillim të këtij viti, CEO i ‘Meta’, Mark Zuckerberg, raportoi ndryshimet në mënyrën se si klasifikohet përmbajtjen në ‘FEED-in’ e përdoruesve, me një zhvendosje nga ‘HOME FEED’ që kurohet nga grafiku juaj social ose ndjekës tuaj, në postime të rekomanduar nga AI, duke shfaqur postime edhe nëse përmbajtja nuk është bërë nga një mik ose dikush që e ndiqni”.

Image

Ky ndryshim ka qenë më i dukshëm në Instagram, ku gjithnjë e më shumë ‘FEED-I’ tani është duke u dominuar nga postimet – kryesisht video të shkurtra – nga profilet që ju nuk i ndiqni, gjë që e ka bërë më të vështirë për të vazhduar me përmbajtje nga ato që në fakt keni zgjedhur të ndiqni në aplikacion.

Kjo qasje ka qenë një sukses i madh për TikTok, në zgjerimin e sasisë së përmbajtjes tërheqëse që mund t’u tregojë përdoruesve për t’i mbajtur ata të angazhuar.

Por shumë përdorues të Instagramit janë më pak se të kënaqur me ndryshimin e ri, me pothuajse 100,000 prej tyre që nënshkruan një peticion të ri në Change.org duke bërë thirrje që Instagram të kthehet si ishte.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco