Organizatori i eventit të boksit fton publikisht në ring Noizyn përballë Cllevios: 100 mijë euro për fituesin

Organizatori i eventit të boksit fton publikisht në ring Noizyn përballë Cllevios: 100 mijë euro për fituesin

19:13, 26/07/2022
A+ Aa A-

Një nga organizatorët e eventit të boksit “Kosova Fighting Series”, Besart Berisha, iu ka bërë një ftesë publike reperit Noizy dhe Cllevios, që të përballen në një ndjeshje.

Pëveç ftesës që të përballen në ring, Berisha shtoi se fituesit i ofron 100 mijë euro.

“Çfarë mund të them une është, hajdeni me 1 gusht në Prishtinë dhe nëse kanë interes, 100,000 euro për fituesin” – u shprehu Berisha në “Klan Kosova” duke e bërë publikisht ftesën për përballje mes dy reperëve.

Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, është lënë mbrëmjen e djeshme i lirë pasi prej më shumë se një muaji ndodhej në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn.

Menjëherë pas kësaj, ai bëri një ‘live‘ me Arjan Konomin, ku gjatë bisedës e ka ftuar sërish Rigels Rajkun (emri i vërtetë i Noizyt) për një përballje tjetër, por të jetë vetëm dhe diku më larg. (KLIKO)

Ndërkohë nuk mungoi një kundërpërgjigje nga Noizy i cili riktheu në vëmendje një çështje, e cila kishte mbetur në arkivat e mediave. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2014, që e ndërlidh Cllevion në akuzat për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë. ‘Nuk e di kush janë prindërit e asaj por unë të kisha vrarë në vend”- shkruan Noizy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco