Martesa po i kushton shtrenjtë Ben Affleck/ Aktori shfaqet duke qarë në krah të Jennifer Lopez

Martesa po i kushton shtrenjtë Ben Affleck/ Aktori shfaqet duke qarë në krah të Jennifer Lopez

18:13, 26/07/2022
A+ Aa A-

Kthimi te ish-i është pritur mirë vetëm në rastin e Jennifer Lopez.

Pas ceremonisë private të martesës, këngëtarja po shijon muajn e mjaltin në Paris së bashku me Ben Affleck. Sikur të mos mjaftonte dasma, Jlo së fundmi ka festuar edhe ditëlindjen e 53-të.

Image

Çifti i aktorëve janë fotografuar në mes të një darke romantike në restorantin “La Girafe”, pranë Kullës Eiffel. Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte gjendja e Ben.

Image

Nga imazhet e bëra publike, aktori duket i prekur dhe më lot në sy. Pranë tij duke e ngushëlluar sigurisht është bashkëshortja e tij tashmë.

Image

Këngëtarja shihet duke prekur me delikatesë fytyrën e Affleck për ta ngushëlluar atë. Megjithatë, duket se lotët e aktorit ishin lot gëzimi, pasi pas çastit emocionues u panë duke ndarë disa të qeshura.

Kujtojmë që romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck daton që para dy dekadash, por asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes me anulimin e martesës.

Marrëdhënia e dy aktorëve të famshëm të njohur me nofkën Bennifer nisi në vitin 2002 duke i mahnitur fansat dhe tash kur çifti është sërish bashkë, dashuria e rinisur ka po të njëjtin efekt te publiku.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco