Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Nga fitimi i ‘Gjeniut të Vogel’ në ‘BBC’, artistja shqiptare: ‘Dua të ndjek hapat e Dua Lipës dhe Rita Orës’

Nga fitimi i ‘Gjeniut të Vogel’ në ‘BBC’, artistja shqiptare: ‘Dua të ndjek hapat e Dua Lipës dhe Rita Orës’

10:17, 22/07/2022
A+ Aa A-

Për ju që jeni fansa të Gjeniut të Vogël, emri i Vanesa Sonos nuk është i padëgjuar.

Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur fitoi edicionin e gjashtë të talent show-t, ndërsa hapat në muzikë i kishte nisur që e vogël.

 

Sot Vanesa është 20 vjeç dhe nuk është rritur vetëm në moshë por edhe në karrierë, duke arritur një sukses të vërtetë më këngën “Slay me”, që është trasmetuar në radion më të famshme në Britani e Europë, BBC.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Vanesa foli për rrugëtimin e saj e deri më tanishëm në Britani, ndërsa synimet i ka të qarta, të ndjekë hapat e  Rita Orës dhe Dua Lipës, të cilat kujtojmë se e kanë nisur karrierën dhe e zhvillojnë në ishull. Ndër të tjera artistja 20-vjeçare tha:

 

“Jam shumë shumë krenare, nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. Kënga ‘Slay me’ e mori vëmendjen që doja nga BBC. Shpresoj që të më presin gjëra të mrekullueshme. Nuk dua të flas para kohe, do ta lë punën të flas vetë. Unë po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës, Dua Lipës dhe shpresoj që të kem fatin e njëjtë”.

 

Nga ana tjetër, Vanesa përmend edhe mbëshetjen e prindërve si diçka shumë të rëndësishme në nisjen e karrierës në një vend të huaj e shumë të madh, ndërkohë që flet edhe për paragjykimet:

“Kur u dha për herë të parë në BBC (kënga) kemi qënë në makinë bashkë me mamin dhe babin. Ishte një moment shumë i rëndësishmë për mua. Herë të tjera e kam dëgjuar nga laptopi. Mami dhe babi sigurisht që janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, ata kanë bërë gjithçka për mua që nga ardhja në Angli. Mami dhe babi u ndjen shumë të lumtur, babi u përlot pak se është tip i ndjeshëm si mua. Të them të drejtën ka pasur paragjykimi se është ai steriotipi që ke ardhur nga Shqipëria. Po unë nuk e kam vrarë mendjen se jam krenare që jam shqiptare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco