Nga njohja kur ishte 17 vjeç te familja e madhe, Zaimina Vasjari flet për herë të parë për bashkëshortin

Nga njohja kur ishte 17 vjeç te familja e madhe, Zaimina Vasjari flet për herë të parë për bashkëshortin

09:04, 22/07/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht se u bënë disa vite që nuk është më aktive në muzikë, Zaimina Vajsari vazhdon të mbetet një nga vajzat e njohura të showbizz-it për të cilën ka gjithmonë interes.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në "Goca dhe gra" në një rrëfim ekskluziv për jetën e saj, që nga njohja me bashkëshortin te mëmësia.

Image

Zaimina tregoi se është njohur me partnerin kur ishte 17 vjeç, por lidhjen e kanë konsoliduar vetëm para 5 vitesh.

"Unë Klodin e kam njohur 17-vjeçe dhe sot jam 35-vjeçe. Megjithatë si marrëdhënie e konsoliduar dhe familjare jemi pesë vite. Para katër orësh më dërgoi një foto propozimi ku mashkulli nuk i thotë a do të martohesh me mua, por “A do ma nxish jetën mua”. Nxirje jete, por dashuri shumë e madhe."

 

Ajo u shpreh ndër të tjera se se Klodi  është një prind i mrekullueshëm dhe i përgjegjshëm.

“Kamari ka tiparet e mia, por ka një hije të babit. Thonë që djemtë ngjajnë më shumë nga mami, goca ka marrë shumë nga ai ati. Unë jam shumë e lidhur me vajzën tani se djali është i vogël. Klodi është një baba shembullor, ka tre vajza bashkë me timen. Është një baba,  shok, prind dhe i përgjegjshëm, ka dëshiruar shumë që të jetë baba i një djali,  por asnjëherë s’e ka prishur zemrën”, tha këngëtarja.

Image

“Vajzat janë shumë të lidhura, djali është ende shumë i vogël. Gocat nuk janë në Shqipëri, pasi jetojnë në Itali, gjatë sezonit veror vijnë te ne. Vajza e madhe, Jennifer, ka natyrë të ngjashme me Khloe, ndërsa vajza e dytë Kristel, është e urtë dhe natyrë tjetër. Me njëra-tjetrën dhe kur zihen, unë jam gjithmonë që të mbaj atë balancën e shuarjes së konfliktit. Jam natyrë shumë e qetë”– tha Zaimina.

Image

Sa i përket rikthimit në muzikë, këngëtarja tha se nëse  rikthehet, do ta bënte për pasion dhe jo për punë, pasi nuk mund të shkojë në koncerte sepse gjatë natës dëshiron të jetë e pranishme pranë fëmijëve dhe burrit të saj.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment t'u mungoj atyre për një kënaqësi artistike timen. Sa i përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë"- përfundoi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco