Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Eni Koçi zbulon detaje rreth emrit të vajzës

Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Eni Koçi zbulon detaje rreth emrit të vajzës

12:39, 21/07/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Eni Koci ndodhet në muajt e fundit të shtatzanisë, teksa ajo dhe bashkëshorti, reperi Genc Prelvukaj presin të bëhen prindër të një vajze së shpejti.

E në fakt, Eni njihet si një personazh që detajet për jetën private mos t'i ndajë me publikun edhe fansat, e të njëjtën gjë ka zgjedhur të bëjë edhe në këtë periudhë tv pritjes së ëmbël.

 

Edhe pse të mos ankohemi, na ka zbuluar gjininë e fëmijës, gjithcka që ndodhi në "baby shower"-in që realizoi për të dhe nuk nguron të shprehë dashurinë për vajzën herë pas here në rrjetet sociale. 

Megjithatë si rrallë herë, ajo ka ndarë së fundmi disa detaje rreth emrit të saj, edhe pse nuk e ka zbuluar ende. Po, e di që u zhgënjyet...

 

Kështu, këngëtarja ka bërë me dije se e ka zgjedhur emrin, por për momentin mbetet sekret. Në fakt, emrin e ka zgjedhur Genci, por e ka miratuar Eni. 

Nga ana tjetër ajo ka thënë se kanë zgjedhur një emër shqiptar për të bijën, ndërsa ka përfituar nga rasti për të shpjeguar edhe kuptimin e emrit të saj. 

 

Ndërkohë një tjetër detaj që ajo ka ndarë, kësaj radhe për vendin ku do të jetojnë pasi të vijë vajza në jetë, është se do të lëvizin mes Tiranës dhe Prishtinës, pasi e kanë të pamundur të qëndrojnë stabël në një vend. 

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco