Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Iu vra shoku dje në atentat, Stresi anulon koncertet: I kërkoj ndjesë publikut, kam nevojë për qetësi

Iu vra shoku dje në atentat, Stresi anulon koncertet: I kërkoj ndjesë publikut, kam nevojë për qetësi

18:31, 18/07/2022
A+ Aa A-

Reperi Arkimed Lushaj ka reaguar sërish përmes një statusi në Instastory ku shkruan se do anulojë të gjitha koncertet e tij.

Si duket Stresi pas vrasjes së mikut të tij Brilant Martinaj ditën e djeshme ka vendosur të njoftojë të gjithë fansat e tij se nuk do mbajë asnjë koncert, pasi ka nevojë për qetësi.

Reperi ka kërkuar falje publikut dhe të gjithë klubeve ku ai ishte i ftuar.

“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë klubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi”, ka shkruar Stresi.

Image

Shoku i Stresit, Brilant Martinaj, mbeti i vrarë ditën e djeshme te mbikalimi i Fushë-Krujës.

Ai ra pre e një atentati së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën, të cilët gjithashtu humbën jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco