Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nënë për herë të dytë, pse Khloe Kardashian e mbajti sekret lajmin?

Nënë për herë të dytë, pse Khloe Kardashian e mbajti sekret lajmin?

14:16, 18/07/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme një nga lajmet që ka tërhequr në showbiz-in e përtej oqeanit ishte fakti që Khloe Kardashian do të bëhet nënë për herë të dytë, teksa u mësua se do t’i dhurojë True Thompson një vëlla. Pjesëtarja e familjes Kardashian dhe Tristan Thompson janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë përmes një nëne surrogate, ndërsa vajza e tyre erdhi në jetë në vitin 2018. Përfaqësuesi i Khloe konfirmoi lajmin duke thënë:

“Ajo (Khloe) është jashtëzakonisht mirënjohëse për një bekim kaq të bukur. Ne do të dëshironim të kërkojmë privatësi në këtë kohë në mënyrë që Khloe të fokusohet tek familja e saj.”Khloe zgjodhi ta mbajë të fshehtë shtatzëninë për dy arsye. Fillimisht për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e nënës surrogate dhe për të mbrojtur shëndetin e saj mendor nga "gjyqi publik" si rezultat i veprimeve të kaluara të Tristan. Kujtojmë se basketbollisti e ka tradhëtuar Khloe në të kaluarën ndërsa tani është në pritje edhe të një fëmije tjetër, me një tjetër grua. Megjithatë një burim pranë tyre se fëmija u ngjiz përpara se të zbulohej ky lajm. Një historik i shkurtër i lidhjes së tyre: Khloe dhe Tristan nxitën thashethemet për një romancë në vitin 2016, psi u panë me pushime së bashku në Meksikë. Për Halloween, ata konfirmuan marrëdhënien përmes rrjeteve sociale. Në prill të vitit 2018, ata zbuluan se vajza që po prisnin, True, kishte ardhur në jetë. Një vit më pas, ata ndahen pas skandalit të Tristan, që e tradhëtoi Khloe me shoqen më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Pavarësisht se u ndanë, Khloe dhe Tristan vazhduan të ruanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre. Ata rindezën romancën në vitin 2020 gjatë karantinës.

Në qershor të vitit 2021, ata u ndanë sërish pas raportimeve se basketbollisti e kishte tradhëtuar sërish. Në Tetor 2021, ata konfirmuan se i kishin dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit por gjërat nuk shkuan sërish mirë pasi u mësua se e kishte tradhtuar sërish dhe se ylli i NBA-së do të bëhej sërish baba me dikë tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco