Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Pasi shtyu turneun e shumëpritur për shkak të problemeve me shëndetit mendor, Shawn Mendes merr vendimin e rëndësishëm

Pasi shtyu turneun e shumëpritur për shkak të problemeve me shëndetit mendor, Shawn Mendes merr vendimin e rëndësishëm

14:01, 18/07/2022
A+ Aa A-

Shawn Mendes lajmëroi disa ditë më parë se duhej të pezullonte turneun e tij të shumëpritur botëror për t’u kujdesur për shëndetin e tij mendor.

Sipas Mendes, ai është “në një gjendje kritike” mendërisht dhe ka vendosur të marrë disa muaj pushim. Një burim i afërt me këngëtaren ka treguar për revistën People se kanadezi po merr ndihmë profesionale.

“Shawn është shumë i ndjeshëm dhe i kujdesshëm. Kur ai frustrohet me gjërat që e rrethojnë, mbyllet në vetvete dhe vuan,” u shpreh burimi për revistën People. “Është për tu admiruar që ai kërkoi ndihmë”.

Këngëtari 23-vjeçar anuloi turneun e tij ‘Wonder Tour në Portland, Oregon’ , të planifikuar në fund të qershorit.

Ai nuk performoi gjatë korrikut për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Medes nuk u shfaq në Saint Paul, Minesota javën e kaluar dhe fansat filluan të spekulojnë se diçka nuk shkonte me të.

Mesazhi i Shawn Mendes për fansat e tij:

Shawn Mendes rrëfeu se nuk po kalonte një periudhë të mirë përmes rrjeteve të tij sociale.

“Kjo gjë më thyen zemrën por duhet ta them, për fat të keq do të shtyj tre javët e mia të ardhshme të koncerteve përmes Uncasville, CT, deri në një njoftim të dytë”.

Mendes përmendi se ai kurrë nuk ka ndalur së punuari që kur ishte 15 vjeç. Megjithatë, këngëtari deklaroi se ‘është shumë e vështirë të jesh jashtë, larg miqve dhe familjes’. Mendes ka arritur deri në një pikë shumë delikate ku tregoi se ndihet ‘i thyer’.

Artisti foli për problemet me shëndetin e tij mendor së bashku me ekipin e tij dhe vendosi të vizitojë profesionistët shëndetësorë (psikolog) për të kapërcyer situatën e vështirë që po kalon gjatë kësaj periudhe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco