Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

 Aktorja e njohur rrëfen betejën e vështirë me sëmundjen e rrallë:Një pjesë e trurit tim nuk funksionon…

Aktorja e njohur rrëfen betejën e vështirë me sëmundjen e rrallë:Një pjesë e trurit tim nuk funksionon…

12:57, 18/07/2022
A+ Aa A-

Emilia Clarke, aktorja e famshme e “Game of Thrones” së fundmi ka ndarë me të gjithë një sëmundje nga e cila vuan prej disa vitesh tashmë.

Në një intervistë për BBC, aktorja u shpreh se një pjesë e trurit të saj nuk funksionon. Dhe kjo për shkak të një aneurizmi. (Aneurizmi është një zgjerim jonormal i enëve të gjakut)

Clarke pësoi aneurizmin e parë në vitin 2011 dhe të dytin në vitin 2013. Jeta e saj ishte në rrezik. Por, Emilia u shpreh se tani është mirë.

“Një pjesë e trurit tim nuk po funksionon. Fakti që ende mund të flas dhe të jetoj normalisht është i pabesueshëm. Unë i përkas numrit të vogël të njerëzve që arritën t’i mbijetojnë kësaj”, ka rrëfyer ajo për ‘Sunday Morning’ që transmetohet në BBC.

Aktorja ka shpjeguar se nëse një pjesë e caktuar e trurit nuk merr gjak brenda një sekonde, ai thjesht vdes. Operacioni i parë, të cilit ajo iu nënshtrua në vitin 2013, nuk pati sukses.

“Kisha shumë gjakderdhje dhe mjekët më thanë se kisha pak mundësi për të mbijetuar nëse nuk operohesha përsëri. Gjatë operacionit të dytë ma hapën kafkën”, ka treguar 35-vjeçarja, e cila tash ka një shenjë që shkon nga skalpi deri te veshi.

Pas eksperiencës së saj të vështirë me këtë problem, ylli i “Game of Thrones” vendosi të themelojë ‘SameYou’. Kjo është një organizatë humanitare që iu vjen në ndihmë personave më të njëjtin problem si aktorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco