Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

‘Unë punoja kamariere, mami pastronte shtëpi’, Beniada rrëfen vështirësitë që ka kaluar në Itali

‘Unë punoja kamariere, mami pastronte shtëpi’, Beniada rrëfen vështirësitë që ka kaluar në Itali

11:54, 18/07/2022
A+ Aa A-

Që pas pjesëmarrjes në "Big Brother Vip", Beniada Nishani është kthyer në personazhet më të dashura të showbizz-it shqiptar dhe shtypit rozë. Modelja simpatike ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Wake Up", ku foli për vështirësitë me të cilat është përballur në Itali.

Ndër të tjera ajo u shpreh se i vlerëson shumë njerëzit punëtorë dhe që nuk varen nga askush.

“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”, tregoi modelja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco