Pas ngjarjes ku u përfshi i vëllai, Buta merr vendimin për karrierën e tij

Pas ngjarjes ku u përfshi i vëllai, Buta merr vendimin për karrierën e tij

10:58, 18/07/2022
A+ Aa A-

Buta ka qenë në vëmendjen e publikut kohët e fundit, por jo për ndonjë projekt muzikor apo bashkëpunim por si pasojë ngjarjes së rëndë ku u përfshi vëllai i tij, Qëndrim Januzi. Ky i fundit u përfshi në një konflikt me armë dhe akuzohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni.

Deri më tani reperi i njohur kishte bërë vetëm një reagim në lidhje me ngjarjen, ndërsa disa orë më parë ka publikuar një Instastory ku flet për një vendim që ka marrë për karrierën nisur nga çfarë ka ndodhur.

Sigurisht Buta shprehet se familja e tij ndjen shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur, ndërkohë bën me dije se do të anulojë të gjitha datat e koncerteve që kishte planifikuar në këtë sezon veror: “Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur t'i anulojmë të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”. Ndërkohë reagimi i parë ka qenë një mesazh falënderues nga reperi për mesazhet mbështetëse për vëllanë e tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju”. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco