Aktorja e njohur shfaqet në momente 'të nxehta' me partneren e saj

Aktorja e njohur shfaqet në momente 'të nxehta' me partneren e saj

09:34, 18/07/2022
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe partnerja e saj Ramona Agruma kanë udhëtuar së bashku muajt e fundit dhe po kalojnë shumë mirë, siç e dëshmojnë dhe fotot që aktorja poston në rrjete sociale.

Së fundmi Wilson ndau me miqtë e saj në internet një selfie në të cilën ajo shihte teksa shkëmben një puthje të ‘nxehtë’ me partneren e saj.

Vendndodhja ku ata kanë ndarë puthjen e tyre nuk është bërë e ditur, por nga prapavija kuptohet se ata janë në një rrugë plazhi.

Image

Muajin e kaluar Rebel ndau me ndjekëist e saj lajmin se tashmë ajo është anëtare e komunitetit LGBTQI dhe prezantoi partneren e saj.

''Mendova se por kërkoja në princ të Disney por ndoshta ajo që po kërkoja me të vërtetë gjatë gjithë kohës ishte një princeshë Disney’ shkroi aktorja në statusin e saj ku shfaqej me Ramonën.

Image

Ndërsa në maj Wilson zbuloi se ishte “e lumtur” në një lidhje, por nuk zbuloi identitetin e partnerit të saj.

Wilson, 42, shtoi se ajo po kërkonte dashurinë në aplikacionet e takimeve, por përfundimisht u takua me partneren e saj të ri përmes një miku.

"Unë kam hyrë dhe dalë nga aplikacioni Raya," tha ajo përpara se të vazhdonte, "Ai na njihte të dyve për të paktën pesë vjet dhe mendonte se do të shkonim mirë - dhe ne u lidhëm."

Wilson dhe Agruma kanë pozuar në disa foto së bashku në Instagramin e aktores, ndonëse fillimisht u duk se ishin thjesht mikesha.

Ndërsa llogaria e Agrumës është private, ndaj nuk dihet nëse ajo ka të publikuar foto me Wilson.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco