'Me të ishte e vështirë'/ Loredana sqaron raportin e saj me Mozzik: Të gjithë mendojnë se ai…

'Me të ishte e vështirë'/ Loredana sqaron raportin e saj me Mozzik: Të gjithë mendojnë se ai…

22:27, 08/07/2022
A+ Aa A-

 

Reperja e njohur Loredana Zefi ka folur si rrallë herë në një intervistë për ish-partnerin e saj Mozzik.

Pak ditë më parë ajo bëri të ditur përmes një “Instastory” se nuk ka më asnjë kontakt me ish-partnerin e saj. Gjatë një interviste të dhënë për mediat e huaja, reperja u pyet për detaje nga raporti i saj aktual me Mozzik.

Reperja tregoi se ajo nuk ka asnjë kontakt më me Mozzik, por sigurisht ai ruan kontaktet me vajzën e tyre Hanën.

Pjesë nga intervista:

Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a kë kontakte me të?

Loredana: "Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më".

Sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht?

 “Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë”, përfundoi Loredana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco