Theu rekorde sapo u publikua, Don Xhoni vjedh idenë e klipit të ri nga artisti i huaj

Theu rekorde sapo u publikua, Don Xhoni vjedh idenë e klipit të ri nga artisti i huaj

15:46, 08/07/2022
A+ Aa A-

Ka vetëm 15 orë që është publikuar dhe numëron mbi 1 milion shikime në platformën Youtube.

Po flasim për këngën e Don Xhonit “Katile” e cila është përqafuar nga publiku që me fragmentin e parë, postuar nga reperi para lançimit të plotë.

Ajo çfarë bëri bujë gjithashtu ishte pjesëmarrja e Megi Pojanit në klip.

Image

Mirëpo, kur një projekt përqafohet nga një audiencë masive, fansave nuk u shpëton asnjë detaj. Është vënë re se shumica e skenave të klipit të reperit nga Drenica, janë të kopjuara nga klipi i artistit armen Oksy Avdalyan me Super Sakon, i titulluar “Ser chka”, i publikuar tre javë më parë.

Nga ana tjetër ju kujtojmë që, nën kryetari i Komunës Skënderaj, Drenicë e ka vizituar reperin në shtëpinë e tij. Me anë të një fotoje në Instastory, Don Xhoni tregon se nën kryetari ka qenë mysafiri i tij dhe e ka përgëzuar për arritjet deri më tani.

“Sot për vizitë e patëm gjeneral Sami Lushtakun. Ku më përgëzoj për suksesin e krejt arritjet e mia. Faleminderit kryetar qofshë i respektuar. Drenicë me vulë të kuqe. Deri në frymën e fundit,”-shkrujti reperi krahas fotos.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco