Humbi babain dy vite më parë, Rudina Dembacaj bën dedikim prekës

Humbi babain dy vite më parë, Rudina Dembacaj bën dedikim prekës

15:21, 08/07/2022
A+ Aa A-

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, dy vite pasi ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja publikon herë pas herë foto me të atin në rrjetet sociale, teksa e kujton me mall. Sot, në dy-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ajo po publikuar një foto në Instastory nga banesa e tij e fundit.

“Dy vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty, asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu, ba. Të dua shumë, shumë”– shkruan ajo krahas fotos.

Image

Më tej ajo ka publikuar një tjetër foto ku shfaqet duke shtrënguar duart me të atin e saj, ndërsa në mbishkrimin e fotos thuhet: “Veç edhe një herë, të ta puth dorën”.

Image

Teksa tregonte tipare të karakterit të të atit të saj të ndjerë, Rudina Dembacaj zbuloi fjalët e fundit që i tha përpara se ta përcillte në banesën e fundit.

“Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në mënyrë absolute. Ditën kur e përcolla për në banesën e fundit babit, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte: ‘Edhe malësorë edhe evropian, vetëm ty të kam njohur’. Dashtë Zoti unë ose motra të bëjmë një djalë që ti ngjajë të paktën një 30%,”– u shpreh ajo disa kohë më parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco