FOTO/ Beatrix Ramosaj provokon ndjekësit e veshur me bikini

FOTO/ Beatrix Ramosaj provokon ndjekësit e veshur me bikini

15:00, 08/07/2022
A+ Aa A-

Beatrix Ramosaj vijon që të jetë një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Pas situatës së ndërlikuar me aktorin e humorit, Donald Veshaj, duket se këngëtarja e njohur e ka pranuar ribashkimin e tij me Bora Zemanin dhe po ‘shijon jetën e saj’.

Së fundmi, Trixa ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa poza ku shfaqet me bikini, ku duket mjaft provokuese.

Kjo ka qenë mënyra që ka zgjedhur ish-banorja e Big Brother Vip për të përshëndetur fansat e saj ku shkruan thjesht: “Hola (Përshëndetje)”.

Ndërkohë kujtojmë se e pyetur disa ditë më parë se çfarë mendon për ribashkimet e fundit, ajo tha: “Ribashkimet e kujt?”.

Image

Teksa gazetarja iu përgjigj: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”.

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet.

Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi.

“Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco