Ndjekësja 'vjell vrerë' mbi fëmijët e Almeda Abazit, nuk do ta besoni reagimin e modeles

Ndjekësja 'vjell vrerë' mbi fëmijët e Almeda Abazit, nuk do ta besoni reagimin e modeles

14:41, 08/07/2022
A+ Aa A-

Ndonëse prej vitesh ka krijuar familjen e saj në Turqi, Almeda Abazi ndiqet me kuriozitet nga ndjekësit shqiptarë.

Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpeshherë ndan momente nga përditshmëria e saj. Përpos dashamirësve, ka edhe nga ato që “ofendojnë” në profilin e aktores. Së fundmi, Almeda ka ndarë Instagramin e saj disa sharje nga një ndjekës.

“Të hëngshin macet Alina (vajza e Almedës)”,-shkruan komentuesja në një video të postuar nga missi shqiptar, ku duket vajza duke luajtur me mace.

Image

Por nuk mbaron me kaq, ndjekësja vazhdon me ofendimet e saj, këtë herë drejtuar vetë Almedës: “Sa e shëmtuar,”- shkruan ajo.

Dhe sikur të mos mjaftonte komentuesja “vjell vrerë” edhe mbi një video ku duket djali i modeles, Efehani.

“Fëmijë i poshtër,”- ka qenë komenti i ndjekëses.

Image

Pas gjithë këtyre sharjeve, të gjithë mund të prisnit një reagim të ashpër nga ana e Almedës. Mirëpo missi shqiptar ka habitur me qetësinë e saj, duke mos dashur t’i kthehet keq ndjekëses së saj.

“Po pse,”-shkruan Abazi me disa të qeshura.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco