Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

13:40, 25/06/2022
A+ Aa A-


Edita Sopjani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram. Në fotot e publikuara duket Edita me djalin e sapolindur. Krahas imazheve nga spitali këngëtarja i ka dedikuar edhe disa fjalë të ndjera djalit të saj të sapolindut. Me këtë ajo ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Rio.

Jeta jonë u plotësu me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e Babi!”- shkruan Edita.

Ju kujtojmë që këngëtarja nuk ka zgjedhur ta fshehë nga sytë e publikut pritjen e ëmbël. Ajo vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur. Edhe para një muaji, Sopjani ndau me ndjekësit setin fotografik që realizoi me bashkëshortin dhe barkun e zbuluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco