Shpallen 4 aktoret më të suksesshme në Turqi, Hande dhe Demet nuk i ndahen listës

Shpallen 4 aktoret më të suksesshme në Turqi, Hande dhe Demet nuk i ndahen listës

09:56, 16/06/2022
A+ Aa A-

Pinar Deniz, Demet Ozdemir, Hande Erçel dhe Afra Saraçoglu, këto janë 4 aktoret turke të shpallura më të suksesshme. Të katërta janë të njohura nga rolet e tyre në seriale që janë transmetuar edhe në Turqi. Ajo ç’ka bën përshtypje është fakti që Hande dhe Demet nuk i ndahen listës vit për vit.

Demet Ozdemir, ka lindur më 26 Shkurt 1992 në Izmit. Ozdemir ka emigruar nga Bullgaria drejt Turqisë e njohur për rolin e saj të Zejnep në serialin ‘Shtëpia ime, fati im’.

Hande Erçel, ka lindur më 24 Nëntor 1993 në Bandirma. Atë e njihni nga seriali ‘Kudo Bashkë’ në rolin e Eda të transmetuar edhe në Tv Klan.

Afra Saraçoglu, ka lindur më 2 Dhjetor 1997 në Balikesir. Saraçoglu e la shkollën për të nisur karrierën si aktore në një film turk.

Pinar Deniz, ka lindur më 4 Nëntor 1993 në Adana. Deniz ka përfunduar studimet për marrëdhënie me publikun dhe marketing në universitetin e Stambollit. Është e njohur nga roli i saj në serialin e Netflix ‘Dashuri 101’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco