U bë baba në moshën 23-vjeçare, Liam Payne rrëfen arsyen e ndarjes nga Cheryl

U bë baba në moshën 23-vjeçare, Liam Payne rrëfen arsyen e ndarjes nga Cheryl

18:59, 01/06/2022
A+ Aa A-

Ylli i One Direction, Liam Payne ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me Cheryl Tweedy.

Këngëtari rrëfeu se problemet mes tij dhe 38-vjeçares nisën pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Bear Grey Payne në vitin 2017.

“Ajo është nëna më e mirë në botë. S’mund të gjeja dikë më të mirë. Unë dërgoj djalin tim 1 ose 2 herë në javë në shkollë. Marrëdhënia që kemi si miq është rritur akoma më shumë. U ndanë për një arsye dhe e di që është kujdesur për djalin tonë”, tregoi 28-vjeçari.

Image

Liam Payne tregoi se ishte e vështirë për të bëhej baba në moshën 23-vjeçare.

“Më pëlqen të flas me baballarë të tjerë që janë të rinj. Ju nuk e dini çfarë ju pret në të ardhmen. Dhe të jem i sinqertë me ju, ardhja e tij në jetë prishi marrëdhënien tonë, por për disa arsye të mira. Unë isha shumë i emocionuar që do bëhesha baba dhe shqetësohesha nëse do e doja mjaftueshëm”, tha këngëtari.

Image

Më pas vazhdoi: “Cheryl kujdeset shumë për të, s’do kërkoja më shumë. Tani jeta ime është e tij, para e mia janë të tij. Kam disa kompani që mund t’i drejtojë kur të rritet nëse dëshiron, ose mund t’i shesë. Por tani është vetëm 5-vjeç, kështu që kemi rrugë të gjatë për të bërë.”

Duke u futur në detaje rreth 24 orëve të të bërit baba, Liam tha në podcast-in e Logan Paul se Cheryl kishte shumë hemorragji gjatë lindjes, kështu që ajo fjeti gjumë për pjesën më të madhe të ditës.

“Pra ishim unë dhe një fëmijë në dhomë. Duhet të kujdesesha për të, ishte argëtuese”, tregoi 28-vjeçari.

Megjithatë këmbënguli se do e mbështesë Bear në çfarëdo ai dëshiron të bëhet, ndërsa shprehur shqetësimin se mos ndjek hapat e Liam dhe nënës së tij.

“Gjëja më e frikshme për mua është që ai të zgjohet një ditë dhe të thotë “Dua të bëhem i famshëm”. Kam mbrojtur imazhin e tij që kur lindi. Unë zgjodha të je mi famshëm në moshën 14-vjeçare, kur nisa karrierën si këngëtar. S’mund ta kthej kohën mbrapsht”, përfundoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco