FOTO/ Modelja e njohur në pritje të ëmbël, nënë për herë të parë

FOTO/ Modelja e njohur në pritje të ëmbël, nënë për herë të parë

17:31, 18/05/2022
A+ Aa A-

Lorena Halili, modelja e njohur shqiptare e cila prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa postimeve në rrjete sociale teksa tregonte barkun e rrumbullakosur në krah të bashkëshortit.

Image

Në mbishkrimin fotove ajo vendosi emojin një foshnje.

Dyshja e kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë tashmë zyrtarisht ndërsa dasmën pritet që ta përgatisin në vitin e ardhshëm.

Gjatë muajit Shtator të vitit 2020 ajo e bëri publike lidhjen e saj me shqiptarin ku krahas fotos me të ajo shkroi: “Të jesh në një lidhje me një shkencëtar është argëtuese”.

Image

Sakaq në një intervistë në vitin 2019 në “E diell”, modelja deklaroi se e donte bashkëshortin shqiptar.

 “Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyeti gazetari në atë kohë.

Image

Shqiptar tërësisht!”, u përgjigj ajo, kur u pyet sërish: “Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”.

Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di t’i laj. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, iu përgjigj ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco