Nuk ndalet Luana Vjollca/ I vë ‘flakën’ rrjetit me poza provokuese

Nuk ndalet Luana Vjollca/ I vë ‘flakën’ rrjetit me poza provokuese

18:59, 17/01/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, prej disa ditësh ndodhet në Mauritius, për të shënuar pushimet e para për vitin 2022.

Ajo duket se po kalon një periudhë të mrekullueshme nga fakti se po qëndron një kohë të gjatë në ishullin më të largët të Afrikës.

 

Teksa vazhdon qëndrimin në Afrikë lindore, ylli nuk harron që herë pas here të ndajë imazhe e video të ndryshme me ndjekësit.

Moderatorja ka shpërndarë disa foto provokuese gjatë perëndimit të diellit duke vënë në fokus linjat trupore në bikini të bardha.

 

“Më shkruani thëniet më të bukura që dini për perëndimin e diellit…”, ka qenë përshkrimi i fotografive.

Të shumta kanë qenë komplimentet nga fansat e miqtë.

 

Ajo ka zgjedhur të zbulojë se me kë po i kalon këto pushime, teksa ka bërë të aludohet për persona të ndryshëm meqë flitet prej vitesh për një lidhje dashurie të mundshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco