Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Reperi i njohur shqiptar i propozon të dashurës në mes të shkretëtirës

Reperi i njohur shqiptar i propozon të dashurës në mes të shkretëtirës

16:50, 20/12/2021
A+ Aa A-

Reperi i njohur shqiptar , Dardani, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, duket se do ta mbyllë vitin 2021 në mënyrën më të ëmbël.

Teksa ndodhet me pushime në Dubai, ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi i propozoi për martesë partneres së tij.

 

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në rrjete sociale.

Çifti shfaqet në shkretëtirë teksa Hava, e dashura e Dardanit, tregon unazën dhe mban në duar një buqetë me lule.

 

“Unë thashë PO”, ka shkruar ajo në postim.

Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë  e fansat e tyre.

 

Dardani dhe Hava prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, madje jetojnë bashkë.

Ata janë jo vetëm partnerë në jetë, por edhe në profesionin e tyre, në muzikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco