Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Beatrix dëshiron të dalë nga shtëpia, Donaldi: Ja ku është dera

Beatrix dëshiron të dalë nga shtëpia, Donaldi: Ja ku është dera

15:02, 20/12/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur ditët e fundit në gjendje jo të mirë emocionale, madje ajo ka kërkuar mbrëmjen e djeshme të largohet nga shtëpia e Big Brother. Banorët janë munduar që ta qetësojnë dhe ti rrinë pranë.

Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donald Veshaj ka shkuar për t’i ndenjur pranë Beatrixit.

Kur Donaldi e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur” dhe dukej se nuk ka ndryshuar mendim.

Donaldi mundohet ta qetësojë madje i thotë se dera është e hapur dhe se mund të dalë kur të dojë, por ka shtuar se nuk do që ajo të dorëzohet.

Biseda mes tyre:

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb… Asgjë!

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë.

Beatrix: Nuk dua të fle….

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi.

Beatrix: Po ik ti…

Donald: Jo, si të iki unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok.

Beatrix: Nuk më duket aq ok…

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok.

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë.

Beatrix: Po do mendoj…

Donald: Supozohej, lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok! Me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë… nuk ta shpjegoj dot. Nuk e kam ndjerë vëndim tim këtu.

Donald: Po as unë se ndiej…

Beatrix: Jam ndryshe, ça të bëj të rri kot?

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu.

Beatrix: Normal….

Donald: Dera aty është dil kur të duash. Po të duash dil e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem…

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë, se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi20/12/2021 16:03

Na vjen per te vjelle me keto pacavure ,pushtash e putanash. Sikur e kane mendjen shqiptaret tek keto capacule qe nuk dine tjeter vec palacolleqe te tipit rugaceror! Mjaft me te tilla figura te shpifura se na e shpifen . Doni ti beni te rendesishem keto fundrina analfabete ,vetem per interesa.Mos I hengshi ato para , me keto klikime adoleshentesh qe nuk Kane pune tjeter ,se per to robetohen prinderit e shkrete.ky eshte opiumi me I keq per rinine qe ju ofroni.ne koke te femijve ,ju qe organizoni te tilla programe perverse. Keni gjetur ca figura te degjeneruara dhe I shfytezoni. Pas ketij programi presim dhe hapjen e shtepive publike. Mallkuar qofshi perjete ,qelbesira!

Shto koment

Denonco