I kthehen kundër se mbështet Donaldin dhe Beatrix/ Reagon Flori Mumajesi

I kthehen kundër se mbështet Donaldin dhe Beatrix/ Reagon Flori Mumajesi

16:59, 06/12/2021
A+ Aa A-

Teksa marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix bëhet gjithnjë e më interesante, akoma më të ashpra bëhen komentet e publikut karshi dy konkurrentëve të shtëpisë.

Ama Flori Mumajesi është ndër ata të cilët ka mbështetur haptazi Donaldin dhe Beatriks.

 

Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij.

Por, dikush i ka çuar një mesazh “Unfollow” dhe Flori i ëshrë përgjigjur duke i thënë “Falemnderit”.

Image

Kujtojmë se Flori nuk është i vetmi që i mbështet, por edhe Elgit Doda.

Në një postim në “Instastory", ai ka qortuar popullin shqiptar që e vetmja gjë që di të bëjë më mirë, është gjykimi.

Image

“Amaaa një punë e bëjmë mirë në shqiptarët. Gjykimi. Ps: Vreni mer punt e juja, mos u merrni me denjon. Lepurusha”- ka shkruar Elgiti.

Rikujtojmë se më herët, Elgiti solli për publikun shqiptar një këngë të shkruar nga Donaldi, dedikuar Borës.

 

“Toxic love” titullohej projekti që përshkruante marrëdhënien e tyre, teksa Donaldi i dha nëpërmjet ekranit një shenjë Elgitit, për publikimin e kësaj kënge.

Përsa i përket Florit nuk është hera e parë që ai ërfshihet me banorët e “Big Brother”, ku më herët ai ka mbështetur Fifin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco