Kush fiton më shumë lekë, ata që martohen apo ata që jetojnë vetëm?

Kush fiton më shumë lekë, ata që martohen apo ata që jetojnë vetëm?

13:19, 12/10/2021
A+ Aa A-

Shumë njerëz mendojnë se kur janë në një lidhje humbasin më shumë para, por a është kështu?

Një studim i fundit i Qëndrës Kërkikmore Pew ka zbuluar se beqarët në përgjithësi janë në një pozitë më të keqe financiare sesa njerëzit e martuar, duke shkatërruar kështu mitin se mbatja e një marrëdhënie është një sport i shtrenjtë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi një lidhje të qartë midis të ardhurave dhe marrëdhënies.

Gjetjet e këtij hulumtimi treguan se për vitin 2019, burrat beqarë fituan 35.600 dollarë, ndërsa burrat e martuar 57.000 dollarë.

Një prirje e ngjashme shihet dhe tek gratë por nuk ka një ndryshim kaq i madh sa tek burrat.

Për shembull një grua beqare fiton një mesatare prej 32.000 dollarë ndërsa gratë e martuara  kanë një mesatare prej 40.000 dollarë.

I njëjti hulumtin tregon se përveç të ardhurave ndikon dhe arsimimi në marrëdhënie.

Arsimi universitar duket se e bën më të lehtë për një burrë të krijojë familje.

Pyetja që lind është nëse të ardhurat ndikojnë në marrëdhënie apo anasjelltas.

Gjetjet e studimit kanë arritur në përfundimin se të dyja ndodhin.

Dikush me arsim më të mirë dhe të ardhura më të mira është më i predispozuar për të krijuar familje.

 Nga ana tjetër, përgjegjësitë dhe detyrimet e një marrëdhënieje, aq më tepër të një martese, i japin një burri më shumë motivim për të punuar gjithnjë e më me efektivitet.

Trendi mund të mos jetë i qartë nëse marrëdhënia juaj sjell të ardhura më të mira apo anasjelltas, por një përfundim është i sigurt se një marrëdhënie nuk do të sjellë ndonjë fatkeqësi financiare në jetën tuaj. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco