Gilberta zbulon arsyen e ndarjes nga Iliri: Më vjen keq, por kaq nuk mjafton...

Gilberta zbulon arsyen e ndarjes nga Iliri: Më vjen keq, por kaq nuk mjafton...

09:02, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e 'Përputhen + 40", Gilberta ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Abc e pasdites", ku tregoi arsyen e vërtetë të ndarjes nga Iliri.

Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë fundin, por shkëputja ishte e menjëhershme dhe e befasishme.

“Filloi një lloj distance dhe unë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që ai kishte. Unë i nisa një mesazh dhe i thashë duhet të jesh më tepër prezent. Mund të rrinim tërë ditën pa folur, vetëm një mesazh në darkë ‘Natën e mirë’. Më vjen keq, por kaq nuk mjafton. Pas mesazhit tim, ai nuk u përgjigj edhe ne nuk folëm më. Nuk kërkoi asnjëherë të fliste me mua por ka folur me publikun në Instagramin e tij", tregoi Gilberta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco