E shpërfytyruar nga një trajtim bukurie Linda Evangelista kërkon shpërblim , ja sa është shuma

E shpërfytyruar nga një trajtim bukurie Linda Evangelista kërkon shpërblim , ja sa është shuma

08:09, 25/09/2021
A+ Aa A-

 Supermodelja Linda Evangelista po kërkon 50 milionë dollarë nga kompania e trajtimit kozmetik që e “shpërfytyroi” atë në një padi të ngritur në gjykatën federale të Nju Jorkut.

 Supermodelja po kërkon kompensim për "shqetësimin emocional" dhe "humbjet ekonomike" të pësuara, sipas ankesës së paraqitur në Nju Jork të martën dhe për të cilën media u bë e ditur gjatë javës.

Sipas dokumentit, trajtimi e bëri atë "të papunë dhe të paaftë për të fituar si modele ". 

Evangelista pohon se ajo nuk ka marrë asnjë kompensim nga aksidenti , përveç pagesës për një fushatë para trajtimit të bukurisë, pasi ajo duhej të hiqte dorë nga angazhimet e saj që i kërkonin asaj të dilte në publik.

Në një postim në Instagram, supermodelja që dominoi pasarelat globale në vitet 1990 tha se pasi mori një trajtim " CoolSculpting " (kriolipolizë) që shkakton reduktim jo-invaziv të yndyrës trupore përmes ftohjes së lokalizuar të lëkurës, ajo zhvilloi një efekt anësor të rrallë që ka shkaktuar një metamorfozë radikale e paraqitjes së saj deri në atë pikë sa ta bëjë atë të panjohshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco