Travolta kujton kërcimin me Princesh Dianën në Shtëpinë e Bardhë: Ishte si një përrallë...

Travolta kujton kërcimin me Princesh Dianën në Shtëpinë e Bardhë: Ishte si një përrallë...

13:12, 22/04/2021
A+ Aa A-

Në një intervistë të fundit, John Travolta kujtoi një nga momentet më të paharrueshme të viteve '80, duke kërcyer me Princesh Dianën   në Shtëpinë e Bardhë. 

Aktori ishte i ftuar nga ish Presidenti i SHBA Ronald Reagan dhe Zonja e Parë Nancy Reagan. 

Kërcimi i tyre zgjati vetëm 15 minuta, por në mendjen e John Travolta është gdhendur si një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, siç u shpreh ai në intervistën e tij.

"Kush mund ta imagjinonte që një ditë diçka e tillë do të ndodhte?" u shreph Travolta.

 Aktori pranoi se nuk ishte përgatitur aspak për këtë kërcim.

 "Nuk mendoja se do të më kërkohej të kërceja me të. Unë pata nderin dhe mundësinë ta bëja, mendova se do të kishte një arsye. Kështu që, duhet të jepja gjithçka. Por mendo për faktin që unë duhej ta përshëndesja Princeshën Diana siç duhet, t'i kërkoja asaj të kërcejë, të isha i sigurt. Ishte një projekt kompleks " shtoi aktori. 

Ky moment i shkakton emocione sa herë që e kujton, siç rrëfen. 

Ai e përshkroi atë si të marrë atë nga një përrallë.

 "Mendoni për skenën. Ne ishim në Shtëpinë e Bardhë  dhe ishte mesnatë. Vetë skena është si një ëndërr. I afrohem, i kap bërrylin dhe e ftoj në një kërcim. Ajo pastaj kthehet dhe më jep atë buzëqeshjen emocionuese, disi të trishtuar dhe pranon ftesën time. Dhe pastaj kemi kërcyer së bashku, sikur të ishte përrallë ” , përshkruan aktori.

Siç e shpjegoi më vonë, ishte Nancy Reagan ajo që iu afrua dhe e nxiti të kërcejë me princeshën, ndërsa i zbuloi se ishte dëshira e  Diana.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco