Parajsa mbi tokë/ Naomi Campbell hap dyert e rezidencë së saj luksoze në Kenia

Parajsa mbi tokë/ Naomi Campbell hap dyert e rezidencë së saj luksoze në Kenia

13:14, 17/04/2021
A+ Aa A-

Modelja me famë ndërkombëtare zgjodhi këtë rezidencë pasi, siç thotë ajo, Kenia është një xhevahir i natyrës, i cili ndërthur të gjitha elementet dhe është destinacioni ideal për të, kur dëshiron të shpëtojë nga jeta e saj e përditshme.

Ndërtesa luksoze e Naomi Campbell  në Kenia paraqitet përmes një video në YouTube nga kanali Architectural Digest.

 Top modelja bleu këtë vilë në Malindi , e cila ndërthur modelin afrikan dhe komoditetin luksoze me të cilat është mësuar.

 Rezidenca luksoze në bregdetin tropikal të Oqeanit Indian, ndërthur zonat e saj të brendshme dhe të jashtme,  për shkak të çatisë së Makutit, e cila është bërë me gjethe kokosi të thata.

Rezidenca ka tre pishina, ndërsa top modelja e famshme përfshin gjithashtu dhe plazhin privat.Campbell shprehet: është një vend shumë relaksues. 

 Ajo gjithashtu përmend se kjo është një mundësi për t'iu afruar natyrës, ndërsa gjithashtu i është dhënë mundësia të shohë kafshë të egra dhe të rralla duke kaluar nëpër "oborrin" e saj. 

Supermodelja shprehet: 

"është një vend fantastik në korrik. Të gjitha kafshët kalojnë nga Kenia në Tanzani dhe ju mund të shihni gjithçka. Është si të shikosh National Geographic të vijë në jetë para teje.

Kur u pyet pse zgjodhi Kenia për të vendosur strehën e saj, ajo u përgjigj:

 "Njerëzit kanë një pamje të gabuar të Afrikës. Destinacioni im i preferuar kur dua të largohem nga të gjitha dhe të pushoj. Kenia është një perlë natyrore. Kombinon safarin, bregdetin, dunat. Ajo ka mbledhur të gjithë elementët e natyrës dhe njerëzit nuk e kuptojnë atë'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco