Lajm i shkëlqyeshëm nga Jennifer Aniston! Ajo u bë nënë dhe këtë lajm ajo e ndau me kolegët e saj në setin e serialit "Friends", i cili i gëzoi të gjithë.
Një burim për portalin "Closer" tha se ishte Jennifer, ishte ajo që gëzoi kolegët e saj me lajmin se do të bëhej nënë.
Pas dy divorcesh, Aniston vendosi të birësojë një vajzë që e takoi në një jetimore në Meksikë.
Edhe pse ajo shpesh thoshte në media se mëmësia nuk e përmbush atë si gratë e tjera, duket se disa gjëra kanë ndryshuar.
Aktorja ndihmoi jetimoren për shumë vite financiarisht dhe tani ajo ka vendosur që ka ardhur koha për të birësuar vajzën.
Finalizimi i birësimit pritet në Qershor të këtij viti.
"Jen ishte e bindur se mbledhja me kolegët ishte momenti i duhur për të njoftuar se ajo po bëhej nënë. Pjesa femërore e kastit e dinte, por ajo donte të befasonte djemtë në set" - tha burimi.
Edhe pse dhjetë vjet më parë po qarkullonte e njëjta histori në media, se ajo do të birësonte një fëmijë, tani ajo është e sigurt për vendimin e saj, sepse vetë procesi po vazhdon prej një viti.
Ndërkohë, mbështetja e saj e madhe ishte aktorja Courtney Cox.
© SYRI.net