Publikohet videoklipi zyrtar, ky është versioni final i këngës së Anxhela Peristerit për “Eurovision”

Publikohet videoklipi zyrtar, ky është versioni final i këngës së Anxhela Peristerit për “Eurovision”

20:46, 01/03/2021
A+ Aa A-

Anxhela Peristeri ka publikuar ditën e sotme videoklipin zyrtar të këngës ‘Karma”, me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në festivalin më të madhe evropian, “Eurovision”.

Versioni final duket akoma më i fuqishëm dhe është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit, dhe këngëtarja ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

“Kjo është shumë herë më mirë se origjinali. Jam i shokuar”, shkruan dikush në kanalin e “Eurovision” në “Youtube”.

“Përkufizimi i epikes. Mezi po pres ta shikoj në skenën e Roterdamit. Ky ripunim është i mrekullueshëm”, shkruan dikush tjetër.

 

Të tjerë janë shprehur të lumtur që Anxhela e ka mbajtur këngën në gjuhën shqipe dhe e përgëzojnë për zërin e saj të fuqishëm.

Festivali evropian këtë vit do të mbahet në Roterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco