Aktori shqiptar Marko Caka flet për rolin në filmin e Netflix krah Di Caprios dhe Ariana Grandes

Aktori shqiptar Marko Caka flet për rolin në filmin e Netflix krah Di Caprios dhe Ariana Grandes

12:10, 25/02/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv ishte aktori i njohur shqiptar Marko Caka, i cili aktualisht është i vendosur në New York.

Prej vitesh, ai tashmë është pjesë e industrisë kinematografike dhe së fundmi Caka po luan në një film për Netflix.

Si arrite të jesh në këtë projekt me këta emra mjaft të rendësishëm të show-bizit?, e pyeti Flavio.

“Tek ky film kam dhënë një audicion, ishin kohët që filluan të hapeshin kamerat e filmave të mëdhenj, mu kërkua një rol i reporterit dhe unë dhashë një audicion dhe pas disa javëve mora një përgjigje pozitive, për të marrë pjesë në këtë film.”

Në film, Marko ka rolin e një reporteri dhe i pyetur nga Flavio nëse ka ndikuar eksperienca e tij si reporter, në rolin e tij si i tillë, Marko u shpreh: Sigurisht që ka ndikuar sepse e kisha më të lehtë pasi kisha ekperiencë në këtë fushë.

Flavio:Ti ke arritur të ndërtosh një karrierë të madhe me role të vogla, dhe po ndërton një punësim konstant, dhe çdo rol nga këto të krijon një Cv të rëndësishme, është kjo qasja jote?

Marko: Sigurisht që mundësitë dhe ambiciet janë të mëdha, por që të kesh një rol të madh duhet të kesh disa karakteristika, si për shembull, të jesh i lindur këtu ose të jesh një njohës shumë i mirë i gjuhës.

Marko, tregoi ndër të tjera, se është shumë e rëndësishme dhe nje ekperiencë shumë e mirë të jesh në shesh-xhirim me yje të tilla si De Caprio apo Ariana Grande.

“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me yjet dhe eksperiencën e tyre dhe kjo është një ekperiencë që nuk e përjeton shpesh’ u shpreh Marko.

I pyetur nga Flavio në lidhje me industrinë shqiptare të filmit, dhe nëse është kërkuar nga kinematografia shqiptare per ndonjë rol, ai u përgjigj:

“Të jem i sinqertë nuk kam kontaktuar prej kohësh, kam pasur një kontakt vite më parë, por 5 vitet e fundit nuk kam pasur shumë kontakte .

Përjashtuar një kërkesë nga aktori i komedisë Bes Kallaku, por me mirëkuptim, i shpjegova se kam ngarkesë dhe ai më kuptoi.

Së fundmi nuk kam kërkesa dhe mbase nga fakti që mund të ketë një 'stepje', për shkak të nivelit ku kemi arritur, pagesat që kërkojmë etj.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco