Armie Hammer braktis filmin e Jennifer Lopez mes polemikave në rrjetet sociale

Armie Hammer braktis filmin e Jennifer Lopez mes polemikave në rrjetet sociale

10:02, 14/01/2021
A+ Aa A-

Të gjithë e kujtojnë atë të ëmbël dhe romantik në ''Call Me by Your Name'' por një stuhi  e dhunshme në rrjetet sociale ka goditur Armie Hammer.

Shkaku biseda me një vajzë e cila është bërë virale. 

Në bisedat e publikuara pretendohet që aktori është shprehur: 

''Unë jam 100% kanibal. Nuk e kam thënë kurrë më parë. Një herë nxora zemrën e një kafshe ende të gjallë dhe e hëngra atë ndërsa ishte e ngrohtë’.

Dhe në lidhje me këto akuza Armie Hammer ka hequr dorë nga një film i ardhshëm me Jennifer Lopez. 

 Hammer i ka përshkruar mesazhet dhe përgjigjen e mediave sociale ndaj tyre si një sulm në internet, duke i quajtur ato të mbrapshtë dhe të rremë.

Hammer, ylli i filmave përfshirë ''The Social Network'' dhe ''Call Me By Your Name'', ishte vendosur të shfaqej përballë Lopez në komedinë aksion ''Shotgun Wedding''. 

Sidoqoftë, ai nuk do të marrë më rolin.

Një zëdhënës i produksionit i tha agjencisë së lajmeve PA:

"Duke pasur parasysh datën e fillimit të filmit Shotgun Wedding, Armie ka kërkuar që të largohet nga filmi dhe ne e mbështesim atë në vendimin e tij."

Hammer u bë i njohur me rolet e binjakëve Winklevoss në ''The Social Network'' dhe me Timothee Chalamet në dramën e mirënjohur, ''Call Me By Your Name''.

 

Ai së fundmi u shfaq përballë Lily James në një adaptim të Rebekës në Netflix.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco