Fiori Dardha humb njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj, moderatorja prek me postimin e saj

Fiori Dardha humb njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj, moderatorja prek me postimin e saj

08:31, 05/01/2021
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Fiori Dardha ka humbur njeriun më të shtrenjtë, nënë e saj.

Lajmin e hidhur e dha vetë moderatorja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Postimi i plotë:

Po tani mam’? Po tani?!  E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.

Fluturo lart, shumë lart, zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njejtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! 

Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco