Nuk mori asnjë nominim në Grammy Awards, këngëtari i njohur shpërthen në akuza

Nuk mori asnjë nominim në Grammy Awards, këngëtari i njohur shpërthen në akuza

17:14, 25/11/2020
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, The Weeknd ka hedhur akuza ndaj “Grammy Awards 2021”, pasi nuk mori asnjë nominim.

Fansat e tij u habitën kur këngëtari me origjinë kanadeze nuk mori asnjë nominim të vetëm.

Në një postim në Instagram ai shkruan: Grammy mbetet i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë për transparencë.

Fituesi i tre Grammy, pritej që të merrte nominime për ‘Blinding Lights’, e cila pavarësisht se u lancua në nëntor të vitit 2019,  pati sukses të madh më shumë në këtë vit. Kënga e tij qëndroi për katër javë në top listë në Amerikë dhe për tetë javë në Britani, duke e bërë dhe më të shiturën.

Kreu i Recording Academy’s Harvey Mason, mohoi se ka pasur ndërhyrje tek nominimet.

“Ne e kuptojmë që The Weeknd është zhgënjyer që nuk është nominuar. Unë u befasova vetë dhe ndjej keqardhje. Muzika e tij këtë vit ishte e shkëlqyer.

U gëzuam kur mësuam se ai do të performonte në Super Bowl-in e ardhshëm dhe do të donim që ai të performonte edhe në skenën Grammy. Për të qenë i qartë, votimi në të gjitha kategoritë përfundoi shumë përpara se të njoftohej performanca e The Weeknd në Super Bowl, kështu që në asnjë mënyrë nuk mund të ketë pasur ndikim apo ndërhyrje në procesin e nominimit”./ K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco