Jo në spital/ Gigi Hadid i habit të gjithë, mësohet vendi se ku ka lindur vajzën

Jo në spital/ Gigi Hadid i habit të gjithë, mësohet vendi se ku ka lindur vajzën

16:46, 28/09/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, ish këngëtari i One Direction, Zayn Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid kanë mirëpritur një vajzë "të shëndetshme dhe të bukur".

Dyshja tregoi në rrjetet sociale emocionet e veçanta të këtij momenti.

Por së fundmi, burime pranë tyre kanë pohuar se modelja nuk ka lindur në spital, por në një fermë në zonën rurale në Pensilvani.

Të njëjtat burime kanë treguar se vogëlushja ka lindur në 19 shtator dhe se çifti kanë qenë të izoluar në fermë që nga muaji maj.

Gjithashtu është bërë e ditur se pranë fermës së tyre ka një të tillë në pronësi edhe nëna e Gigi-t, Yolanda Hadid.

Kujtojmë se Hadid ndau një foto të dorës së vogël së vajzës, duke mos dhënë asnjë detaj rreth momentit të ardhjes në jetë të saj.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Our girl joined us earth-side this weekend and she’s already changed our world. So in love????????

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco