Ja çfarë fshihet pas historisë së suksesit të Luana Vjollcës

Ja çfarë fshihet pas historisë së suksesit të Luana Vjollcës

09:37, 30/06/2020
A+ Aa A-

Luana Vjollca është padyshim një nga emrat më në zë të momentit, pas sukseseve të njëpasnjëshme që ka arritur.

Ajo është një ndër figurat publike më të ndjekura në vendin tonë, teksa përpos rolit të moderatores ka korrur sukses edhe si autore dhe këngëtare.

Por, si ia ka dalë Luana të jetë kaq e sukseshme dhe të prek majat?

Kjo është një pyetje që u bëhet shpesh njerëzve të arrirë, dhe sot Luana ka ndarë me ne “çelësin” e suksesit.

Moderatorja ka postuar në Instastory një thënie shumë të famshme që thotë:

“Në fund të fundit jeta ime është historia e përpjekjeve që kam bërë për të qëndruar me këmbë në Tokë, ndërsa mbaja sytë nga qielli.”

Pra, thënë shkurt, punë, vullnet dhe ëndrra, janë tre fjalët kyçe që mund të përshkruanin më mirë historinë e suksesit të Luanës, nisur nga postimi i saj.

Kujtojmë se pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana po punonte për një emision të ri, që mban titullin “Take me out” dhe një format i tillë vjen për herë të parë në Shqipëri.

Image

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

99-9930/06/2020 10:00

je me luanin e gabuar.hi hi hi

Shto koment

Denonco